Zgjedhjet e pjesshme në Tepelenë, risi përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin e numërimit të votave

Shqipëria

Zgjedhjet e pjesshme në Tepelenë, risi përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin e numërimit të votave

Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Në Bashkinë Tepelenë ka nisur procesi i numërimit të votave, pas disa vonesave fillestare që lidhen me mungesat e anëtarëve të Partisë Demokratike në komisionet e qendrave të votimit.

Gazetarja Brikena Metaj raporton se pavarësisht këtyre problematikave, procesi është hapur pasi u plotësua kuorumi i nevojshëm për funksionimin e komisioneve.

Risia e këtyre zgjedhjeve në Tepelenë është përdorimi për herë të parë i Inteligjencës Artificiale (AI) në procesin e numërimit të votave. Ky aplikim do të ketë karakter eksperimental dhe rezultatet e dalë nga AI nuk do të kenë vlerë zyrtare, por do të shërbejnë për të testuar efikasitetin dhe besueshmërinë e sistemit për zgjedhjet e ardhshme.

Në këtë mënyrë, në Tepelenë po zhvillohen dy procese të paralela numërimi: njëri tradicional, nga komisionet, dhe tjetri i automatizuar, nëpërmjet teknologjisë së inteligjencës artificiale.

Në garën për kryebashkiak të Tepelenës janë Gramoz Sako, kandidat i Partisë Socialiste, dhe Gabriel Guma, i pavarur i mbështetur nga Partia Demokratike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat