Kandidati i “Shqipëria Bëhet” në Cërrik: Mos intimidoni votuesit!

Shqipëria

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” në Cërrik: Mos intimidoni votuesit!

Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 13:52
Eligert Hima

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” në Cërrik, Eligert Hima, ka bërë një prononcim për mediat, përmes të cilit denoncon se persona të paautorizuar qëndrojnë në hyrjet e qendrave të votimit, për të intimiduar votuesit.

Ai bën thirrje që këta persona të largohen nga qendrat e votimit dhe të lejojnë qyettarët që të votojnë me vullnetin e tyre të lirë pa presion dhe ndikim.

Eligert Hima: Duhet të largohen të gjithë personat që rrinë përballë qendrave të votimit dhe që nuk kanë asnjë lloj funksioni. I bëj thirrje policisë së shtetit të marrë masa për mos të intimiduar votuesit dhe vota duhet të jetë e lirë dhe me dëshirë dhe jo me ndere, apo me favore që u është bërë nga drejtorët, apo çdo punonjës i administratës.

Kam bërë një xhiro personalisht sot në qendrat e votimit dhe në çdo hyrje të qendrave të votimit kam parë persona që nuk kanë asnjë lloj funksioni që rrinë dhe intimidojnë votuesit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat