Në GJKKO vijon prej orës 09:00 seanca paraprake për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë. Vetë Veliaj nuk është i pranishëm në seancë, por përfaqësohet nga avokati Artan Gjermeni.
Pjesëmarrës nuk është as prokurori Ols Dado por vetëm Altin Dumani. I cili, ka lexuar kërkesën për gjykim të dosjes ndaj kryebashkiakut.
Më pas do të jenë avokatët që do të paraqesin kërkesat e tyre. Seanca po drejtohet nga gjyqtarja Etleva Deda që u caktua përmes shortit si gjyqtare paraprake.
GJKKO do të vendos ne fund nëse dosja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj do të kalojë apo jo për gjykim.