Në kërkim për kultivimin e 1600 rrënjëve kanabis, arrestohet 50-vjeçari në Shkodër

Shqipëria

Në kërkim për kultivimin e 1600 rrënjëve kanabis, arrestohet 50-vjeçari në Shkodër

Më: 14 nëntor 2025 Në ora: 13:09
Foto ilustrim

Policia e Shkodrës ka arrestuar një shtetas që ishte në kërkim për veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”.

Në pranga është vënë shtetasi Gj. Ç., 50 vjeç i cili, sipas hetimeve, ka kultivuar në bashkëpunim me familjarët e tij 1600 bimë narkotike në tokën pranë banesës së tyre në fshatin Aliaj.

“Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me familjarët e tij, ka kultivuar në tokën afër banesës së tyre, në fshatin Aliaj, 1600 bimë narkotike, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 06.09.2025”, bëri me dije policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat