Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit në DVP Vlorë, arrestuan shtetasit D. S. (23) dhe G. P. (26), banues në Vlorë, nën dyshimet për sulm me thikë sot ndaj një shtetasi tjetër, banues në Mal të ZI, raporton KosovaPress.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 04:30, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në rrugën “Dhimitër Konomi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Shtetasi V. K. (39) ka pësuar lëndime trupore nga goditjet me thikë dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal Vlorë.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.