“Grupkapitujt u hapën në kohë rekord”/ Rama: Moment historik

Shqipëria

“Grupkapitujt u hapën në kohë rekord”/ Rama: Moment historik

Më: 16 nëntor 2025 Në ora: 10:29
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në episodin e radhës të podcastit të tij Flasim ka folur për hapjen edhe të grupkapitullit të fundit të negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin e saj në BE.

Rama tha se ky moment është historik pasi në një kohë rekord janë hapur të gjithë kapitujt e negociatave.

Ai është shprehur se janë kapërcyer të gjitha pengesat që kishin të bënin me çeljen e kapitujve dhe tani duhet të kapërcehen të gjitha pengesat për mbylljen e grupkapitujve.

“Një moment i shumëpritur dhe historik në kuptimin që me këtë grupkapitull hapen të gjithë kapitujt e negociatave në një kohë rekord prej 12 mujash. Asgjë nuk na ndal dhe kemi kapërcyer të gjitha pengesaq që kishin të bënin me çeljen e të gjithë kapitujve, tani duhet të kapërcejmë pengesat për mbylljen e grupkapitujve”, tha Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat