Fjalët e Ramës për dhunën, Basha: Mos kërcëno opozitën, ndryshe do kesh pasoja

Shqipëria

Fjalët e Ramës për dhunën, Basha: Mos kërcëno opozitën, ndryshe do kesh pasoja

Më: 15 shtator 2013 Në ora: 18:42

“Kërcënimet e sotme në Kuvend kundër opozitës nuk mund të mos na kujtojnë se zoti Rama është recidivist me historitë e tij të njohura të dhunës në familje, të dhunës në bashki , të dhunës kundër institucionave dhe punonjësve të shtetit” deklaroi Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në konferencë për shtyp.
Ai shtoi se “Vjedhja e dhunshme e votave nga Partia Socialiste në qarkun e Lezhës në zgjedhjet e fundit, frymëzuar prej tij, është projeksioni i natyrës së tij”.
Kryetari Basha ftoi të nderohet Parlamenti, të cilën e cilësoi “Shtëpinë e përbashkët të përfaqësuesve të popullit”, duke hequr dorë njeherë e përgjithmonë nga gjuha e mllefit dhe kërcënimeve, me të cilën nuk kemi asnjë shans të shkojmë në Europë.
“Në të kundërt do të përballeni me pasoja që mund ti merrni vetë me mend”, tha ai.
Nderkohe qe Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha menjëherë pas votëbesimit në Kuvend të qeverisë së re ka dhënë qëndrimin e tij mbi diskutimet maratonë për pragramin me të cilin do të qeverisësn në këtë mandat katër vjeçar.
Në një mesazh në rrjetin social “Facebook”, Bashës theksoi se qeveria e Ramës mbeti në klasë në provën e gjykimit të shëndoshë dhe profesional të opozitës.
Sipas tij, kjo është e para qeveri në historinë e demokracisë së re shqiptare që starton pa program pune, pa program zhvillimi, pa objektiva të mbështeur në burime konkrete, pa kalkulime konkrete, pa afate.

Fjala e plotë e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashan në konferencën për shtyp

Nuk kisha ndërmend të dilja në këtë konferencë shtypi pas votëbesimit të qeverisë; mendimet e mia për debatin parlamentar i bëra publike pak para përfundimit të seancës.
Por zoti Rama ,ashtu siç e nisi me provokime të ulta, u kujdes edhe ta mbyllte me një kërcënim pa precedent në adresë të opozitës deputimin e tij në foltoren e Kuvendit, duke hequr maskën e dëgjuesit të duruar dhe duke dalë para opozitës, publikut dhe të vetëve ai që njohim, ai që është, ai që nuk ndryshoi dot as duke kaluar pragun e tempullit të Kuvendit: I dhunshëm! Ushtrues i pashërueshëm i dhunës verbale, që është motra binjake e dhunës fizike.
Deri sot, asnjë kryeministër në historinë e demokracisë sonë parlamentare nuk ishte dëgjuar t’i thoshte opozitës së tij: Pretenduat se ushtrova dhunë. Ju s'keni pare asgje akoma...
E gjithë kjo në përfundim të një debati që hyri në hullinë e normalitetit falë përkushtimit të opozitës për të përmbushur misionin e saj dhe gjithë deputetëve që thanë fjalën e tyre sovrane në foltoren e Kuvendit.
Zoti Rama nuk paska qenë duke dëgjuar me veshin e arsyes oponencen tonë në funksion të përmirësimit të programit të tij, siç shpresuam ne, por paska qenë duke u mbushur e duke i dhënë formë mllefit të tij teksa nuk arrin të durojë oponencën dhe kundërshtimin sy ndër sy,parlamentarizmin.
Kërcënimet e sotme në Kuvend kundër opozitës nuk mund të mos na kujtojnë se zoti Rama është recidivist me historitë e tij të njohura të dhunës në familje, të dhunës në bashki , të dhunës kundër institucionave dhe punonjësve të shtetit. Vjedhja e dhunshme e votave nga Partia Socialiste në qarkun e Lezhës në zgjedhjet e fundit është frymëzuar prej tij, është projeksioni i natyrës së tij.
Kërcënimi i tij i sotëm i stilit më të vjetër kundër opozitës nuk është një shpërthim i rastit. Zoti Rama ka mashtruar zgjedhësit. Mashtrimet e tij elektorale do të thellohen si mashtrime qeverisëse.
I vetëdijshëm për ketë, i vetëdijshëm se nuk mund të ofrojë Rilindjen që ka premtuar, ai mendon se mund të kënaqë zgjedhësit dhe publikun shqiptar duke ofruar një strategji tensioni me opozitën, duke kërcënuar opozitën, duke bërë testin e dhunës verbale, si paralajmërim të dhunës tjetër. Që tu thotë votuesve: rroga, mirëqënie e çfarë u premtova tjetër s’kam ku të marr, por opozitës do t’ja bëj njërën.
Gabon rëndë, zoti Rama.
Gabon rëndë sepse populli, sido të votojë, vetëm këtë nuk e pranon, që të dhunohet opozita e tij, pasi e konsideron opozitën vlerë të pazevendësueshme të demokracisë.
Gabon rëndë sepse Partia Demokratike dhe opozita e qendrës së djathtë në Shqipëri është një kockë e fortë, e pathyeshme. Kjo opozitë është pagëzuar e tillë dy dekada më parë në betejën me rregjimin me të egër komunist në Europë dhe qëndron duke u përtërirë në këtë katedër të lartë të guximit dhe vendosmërisë për t’i sherbyer demokracisë.
Ju bëj thirrje të tërhiqni mënjeherë kërcënimin ndaj opozitës zoti Rama.
Ju ftoj të kërkoni ndjesë para publikut.
Parlamenti është shtëpia e përbashkët e përfaqësuesve të popullit. Ju ftoj ta nderoni atë duke hequr dorë njeherë e përgjithmonë nga gjuha e mllefit dhe kërcënimeve, me të cilën nuk kemi asnjë shans të shkojmë në Europë.
Në të kundërt do të përballeni me pasoja që mund ti merrni vetë me mend.

Rama
Sot në deklaratën e tij në Kuvend, kryeministri tha se opozita adreson akuza ndaj tij për agresivitet për shkak se ende nuk ka marrë veten nga humbja e 23 Qershorit.
“Jo sikur sapo kanë dalë nga një i atillë dru i popullit, por ju nuk e dini ku e keni kokën. Më mirë vijoni të gërmoni të gjeni ku keni kokën. Më akuzuat se ushtroj dhunë, por nuk keni parë ende asgjë”.

Teksti i plote
"Kur degjon opoziten, te duket sikur sapo eshte votuar nga populli per te vazhduar per te qeverisur ne rrugen e sukseseve te veta imagjinare. Dhe jo sikur sapo ka dale nga nje atille dru i popullit qe me thene te drejten ia ka fajin edhe per faktin se ju ende nuk dini ku e keni koken.

Emblematik njeri syresh qe tha se numri i larte i grave ne qeveri dhe mosha e re jane hapa pozotive por te panevojshem.

Sigurisht, hapa te panevojshem sepse te panevojshme ishin edhe vete zgjedhjet e 23 qershorit. Diten e neserme te te cilave ish-kryeministri kishte dale vitrinen e gazetave te pushtetit, pushtet i shembur, me dy gishtat lart si Churchill pas renies se Berlnit dhe me nje titull te madh lakonik, fitore, fitore , fitore.

Nje tjeter tha cceshte ky kryeminister qe merret me shqiponjen kur duhet te merret me programin

Nderkohe qe jo une por me rradhe opozitaret njeri pas tjetrit diten edhe naten cconin vemendjen e salles dhe publikut tek shqiponja.

Te tjere perseriten se ne nuk paskemi fituar, rilindja nuk qenka votuar perderisa Partia Socialiste, forca e pare ne kete vend me diference shume te madhe me PD nuk paska marre e vetme mbi 51 % te votave.

Ju ishit force e dyte ne 2009 dhe ishit trymfues mbi tjetrin. Ndersa sot qe ne jemi force e pare me nje % qe eshte me e larta ne zgjedhjet e Parlamentare ne Europe per nje force te pare qeverisese ju keni kurajon te thoni se nuk paskeni fituar.

Por nuk keni faj 1 milione shuplaka jane shume, por sja vlen te zgjatem ketu, sepse te them te drjeten ne kemi shpetuar qe te gjithe qe kur e kemi pushuar nga puna kontabilistin e % elektorale qe e keni marre ju dhe e gezofshi per vakite e radhes. Ne na e kishte lene Partia e Punes, sepse ai eshte ato vajtojsat professioniste qe shkojne neper vaki dhe qajne me ligje per te ccliruar te afermit nga dhimbja e te ikurit.
Aaaa
Foli edhe dikush per qeveri bashkryeministrash, ne vazhden e perpjekjes per te thene se PS nuk ka fituar dhe se ne kemi dy kryeministra. Dua tua them une qe te mos lodhen ju, qe pa dyshim ASHE ka dy forca kryesore dhe dy lider te tyre, njeri kryetar i Kuvendit, tjetri kryeminister dhe qe te dy bashkedrejtues per ASHE .

ASHE ekziston dhe eshte votuar per te qene sinteza e fuqishme e dy partive qe kane rigjetur njera tjetren tek e njejta force. Kane marre nje mandat te forte per te rilindur Shqiperine duke per te ecur me shpejt drejt rruges Europiane dhe ka pergjegjesine historike ta permbushin aspiraten e shqiptareve per demokracine e ccdo dite duke mos perseritur gabimet e vjetra te qevrisjes ne teresi apo pa dyshim qevrisjes te se majtes shqiptare, ne veccanti.

Ne ndjejme njesoj peshen e pergjegjesise dhe nje gje thelbesore qe do te ndryshoje ne culture e qeverise me koalcion shqiperine do te jete pikerisht kalim nga nje qeveri ku kryeministri i koalicionit e ndan qeverisjen ne parcela partiake, e % te shkaterroje shtetin me pushtetin e tij partiak dhe familjar me nje qeverisje ku % e marra ne zgjedhje nderthuren si pergjegjesi qeverisese mes partneret strategjik ashtu si nderthuren pergjegjesite e dy liderve ne ecurine e qeverise dhe zbatimin e programmi qeverises te ASHE.

Me mire vazhdoni germimet te gjeni koken sesa te geromoni ne kete ane te Parlamentit. Tani ishte nje kryefjale, kryefjala ishte qe ky nuk eshte nje program. Ska shifra ska afate, ska afate si behen

Ka shume faqe me ngjyra pse ka fotografi, skane dale mire ne fotografi, pa folur pastaj per paraqitjen time problematike qe u kthye ne motiv per te ikur nga salla me pretendimin se po ushtroj dhune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat