Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pranoi se është takuar me Ilir Alimehmetin pas nisjes së lëvizjes së re të ish-deputetit Ervin Salianji. Në konferencën e përditshme, kryedemokrati deklaroi se analiza brenda partisë për humbjen e zgjedhjeve të 11 majit do të përfshijë të gjithë pa përjashtime.
Sali Berisha zbuloi për herë të parë se është takuar me Ilir Alimehmetin pas nisjes së lëvizjes së Ervin Salianjit. Sipas kryedemokratit, takimi ka ardhur me kërkesë të vet Alimehmetit, i cili u shfaq krah Salianjit në Durrës me simpatizantët demokratë.
“Alimehmetin e kam pritur. Salianji nuk ka kerkuar takim. Kemi bere nje bisede per te gjithe… I kam thene keto qe po ju them ju, kemi nje statut, kemi nje vullnet”, tha Berisha.
Berisha iu përgjigj sërish lëvizjes së re të ish-deputetit demokrat.
“Asnjë takim privat nuk me impresionon, absolutisht. Do degjohet çdo ze brenda forumeve, kjo eshte detyra ime. Ata që zgjedhin privaten, zgjedhin privaten”, u shpreh Berisha.
Kërkesa e vetme e Berishës është për tu zhvilluar analiza e brendshme për humbjen e zgjedhjeve të 11 majit brenda partisë demokratike. Ndërsa ata që kanë punuar kundër pd do të mbajnë përgjegjësi.
“Nuk i mbyllet kujt goja, vetem që kjo analize te behet brenda partise. Pati nga ata qe nuk kane punuar nje dite, qe shkuan me pushime ne fushate apo qe punuan per PS, keta do te japin llogari dhe me pas do te jene strukturat qe do te percaktojne per ta, jemi parti e mendimit te hapur ndaj dhe ne nuk vdesim kurre. Do kete diskutim, t’ia themi njeri-tjetrit do mbajme pergjegjesi. Perfunduan zgjedhjet, pati edhe nga ata demorkate, deputet apo anetar te kryesise që kishin marre rrogen e deputetit te PD e shkuan u punesuan, u ben drejtorë, keshilltar ne strukturat e narkoshtetit”, tha kryedemokrati.
Megjithatë, Berisha kujdeset të theksojë se nga kjo analizë nuk do të përjashtohet askush, madje as drejtuesit politik në qarqe që udhëhoqën fushatën.