Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: Vendimi në një moment kyç për Shqipërinë

Shqipëria

Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: Vendimi në një moment kyç për Shqipërinë

Më: 6 dhjetor 2025 Në ora: 16:28
Foto nga takimi

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali i ka dërguar një mesazh falenderimi homologëve të saj në Belgjikë dhe Danimarkë pas vendimeve të të dyja vendeve për hapjen e Ambasadave respektive në Tiranë.

Duke shprehur mirënjohjen ndaj dy ministrave të jashtëm, Spiropali shkruan në rrjetin social X se “këto hapa ndërmerren në një moment kyç për Shqipërinë dhe pasqyrojnë progresin e qëndrueshëm dhe të shpejtë të integrimit tonë në BE.”

“Mirënjohje e sinqertë për Ministrin e Jashtëm belg Maxime Prévot dhe Ministrin e Jashtëm danez Lars Løkke Rasmussen mbi vendimet e rëndësishme për hapjen e Ambasadave respektive në Tiranë.

Këto hapa ndërmerren në një moment kyç për Shqipërinë dhe pasqyrojnë progresin e qëndrueshëm dhe të shpejtë të integrimit tonë në BE.

E vlerësojmë besimin e këtyre vendeve mike në reformat e Shqipërisë, stabilitetin dhe kontributin tonë në sigurinë rajonale, si dhe mirëpresim thellimin e bashkëpunimit dypalësh, si dhe në kuadër të NATO-s dhe forumeve të tjera ndërkombëtare, duke çuar përpara angazhimin tonë të përbashkët për një Europë më të fortë dhe më të sigurt”, ka shkruar Spiropali.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat