Ndihmoi Ragip Gilën në masakrën e Shkodrës, arrestohet bashkëpunëtori i mitur Danjel Ndreu

Shqipëria

Ndihmoi Ragip Gilën në masakrën e Shkodrës, arrestohet bashkëpunëtori i mitur Danjel Ndreu

Më: 7 dhjetor 2025 Në ora: 13:05
Foto ilustruese

Policia e Shkodrës ka arrestuar Danjel Ndreun, 17-vjeçarin, i cili ishte shpallur në kërkim policor si bashkëpunëtor i Ragib Gilës për atentatit të 8 shtatorit në Shkodër, mëson gazetari Eraldo Harlicaj.

Në atentatin në qendër të qytetit humbën jetën Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa mbeti i plagosur Erogen Vaso, shënjestër e sulmit, dhe Meri Kaceri, kamariere.

Ndreu u kap nga forcat “Shqiponja” në një kontroll rutinor ku u kap me disa doza kokainë.

Ai u shoqërua në komisariatin e policisë së Shkodrës. Po ashtu, i mituri ishte në kërkim dhe për vjedhjen e një motori në gusht të këtij viti.

Mbetet për tu parë akuza që do të ngrejë Prokuroria e Shkodrës në lidhje me Ndreun.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat