Goditet me thikë në pjesën e kokës 26-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

Shqipëria

Goditet me thikë në pjesën e kokës 26-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

Më: 8 dhjetor 2025 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, ku një 26-vjeçar është goditur me thikë në pjesën e kokës.

TopChannel raporton se i plagosur ka mbetur shtetasi K.A nga Tirana.

Viktima është dërguar në spital i shoqëruar edhe nga policia. 26-vjeçari është në kirurgji në gjendje stabile. Sipas mjekëve të spitalit, i riu ka plagë sipërfaqësore, jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat