Mesazhi i Elisa Spiropalit për Ditën e Rinisë: Faktor thelbësor ndryshimi! E

Shqipëria

Mesazhi i Elisa Spiropalit për Ditën e Rinisë: Faktor thelbësor ndryshimi! E

Më: 8 dhjetor 2025 Në ora: 11:14
Elisa Spiropali

Ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali ka përcjellë një mesazh me rastin e 8 dhjetorit, Ditës së Rinisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Spiropali thotë se kjo ditë simbolizon pasionin e vajzave e djemve shqiptarë, si faktor thelbësor ndryshimi, për ta kthyer Shqipërinë në familjen e saj natyrale.

Ministrja thotë se shprehja e njohur “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” ishte esenca e vet historisë shqiptare, ndërsa sot, thotë ajo, ‘ecim më shpejt e më të sigurt drejt anëtarësimit të plotë në BE’.

“Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë, simbolizon pasionin e vajzave e djemve shqiptarë, si faktor thelbësor ndryshimi, për ta kthyer Shqipërinë në familjen e saj natyrale.

“E duam Shqipërinë si gjithë Europa” ishte esenca e vet historisë shqiptare, në kontradiktën më të thellë e të qenurit një nga bërthamat e vjetra të kontinentit europian, por njëkohësisht e ndarë gjatë e dhunshëm prej kësaj përkatësie.

Sot ecim më shpejt e më të sigurt drejt anëtarësimit të plotë në BE, ku të rinjtë e Shqipërisë kërkohet më shumë se kurrë të jenë pjesëmarrës, këmbëngulës, kontribues për Shqipërinë demokratike, meritokratike, të hapur, konkurruese, inovative, me drejtësi e mundësi për të gjithë”, shkruan Spiropali.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat