E rëndë në Korçë/ “Po bej ditë që nuk e kam parë”, fqinja bën kallëzimin në polici, e moshuara gjendet e vdekur në banesë

Shqipëria

E rëndë në Korçë/ “Po bej ditë që nuk e kam parë”, fqinja bën kallëzimin në polici, e moshuara gjendet e vdekur në banesë

Më: 8 dhjetor 2025 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, pasi një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se e 70-vjeçarja jetonte e vetme në një pallat në lagjen nr 17.

Ka qenë fqinja e saj që ka lajmëruar policinë pasi prej disa ditësh nuk e kishte parë të moshuarën.

Dyshohet që e moshuara të ketë disa ditë që ka ndërruar jetë, ndërsa nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet që trupi ti nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore për të zbardhur shkakun e vdekjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat