E rëndë! 57-vjeçarja ndërron jetë pas një ndërhyrje kirurgjikale

Shqipëria

E rëndë! 57-vjeçarja ndërron jetë pas një ndërhyrje kirurgjikale

Më: 9 dhjetor 2025 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

Një 57-vjeçare në Vlorë ka ndërruar jetë pas një ndërhyrje kirurgjikale.

E ndjera me iniciale M. B., raportohet se ka ndërruar jetë në banesën e saj.

Ndërkohë po vijon puna për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes së 57-vjeçares.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale për vlerësim, pasi pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të kryer më herët, ka ndërruar jetë në banesën e saj shtetasja M. B., 57 vjeçe. Vijon puna për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes”, informuan blutë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat