“Drejtimi i SPAK me guxim dhe integritet”, FBI-ja britanike i jep çmim mirënjohjeje Altin Dumanit

Shqipëria

“Drejtimi i SPAK me guxim dhe integritet”, FBI-ja britanike i jep çmim mirënjohjeje Altin Dumanit

Më: 9 dhjetor 2025 Në ora: 16:07
Foto nga takimi

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit të Britanisë së Madhe (NCA), Graeme Biggar ka pritur këtë javë drejtuesin e Prokurorisë Specialiste Shqiptare kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Altin Dumani, Fabian Zhilla drejtori kabinetit dhe drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta.

Biggar ka vlerësuar Dumanin, duke vënë në dukje drejtimin e SPAK me guxim dhe integritet ndaj  e tij në luftën kundër Krimit të Rëndë dhe të Organizuar.

Në përfundim të takimit, NCA, ose FBI-ja britanike, i ka dhënë çmim mirënjohjeje Altin Dumanit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat