Aksident i rëndë në aksin Fier–Lalar, një i plagosur

Shqipëria

Aksident i rëndë në aksin Fier–Lalar, një i plagosur

Më: 9 dhjetor 2025 Në ora: 17:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Lalar, në afërsi të fshatit Plyk, ku janë përplasur dy automjete, një mjet tip “Skoda” dhe një “Ford”.

Si pasojë e përplasjes së fortë ballore, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur dhe është shoqëruar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit.

Drejtuesi tjetër është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat