Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ironizoi opozitën lidhur me tërheqjen e firmave për kandidatët për Avokat Populli.
Duke iu referuar Saimir Korreshit, Balla tha me ironi se e falenderon deputetin e PD, pasi ky i fundit tha se “a na i ka marrë njeri natën e ditën, jo firmat i kemi dhënë.”
Balla tha se atë që ka propozuar PD për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, e kanë propozuar më herët që në shtator, por ishin vetë demokratët ata që nuk pranuan.
Mes rreshtash, ai tha se vetë po vlerësojnë se procesi ka qenë i drejtë dhe transparent, dhe se tërheqja paska qenë “porosi” e “lidershipit të madhërishëm të PD”, duke iu referuar Sali Berishës.
“E falënderoj deputetin parafolës për sinqeritetin. Duhet vlerësuar se procesi i mbështetjes paska qenë proces i drejtë, i hapur, transparent dhe pretendimet që janë ngritur për ndërhyrje të njerëzve jashtë parlamentit nuk paska ndodhur, por paska qenë porosi politike e lidershipit të madhërishëm të PD. Kam thënë që ne nuk do të mbështesim asnjë kandidat me firma.
Gjeni një që të ketë një formë të një socialisti. Asnjë firmë. Ti që bërtet aty ke firmosur nga tre. Se duhet që vetëm të mbështesim vetëm me një firmë, vetë ka thënë tre. Sa për historikun e këtij procesi, kjo që keni propozuar me datë 5, ua kam propozuar në shtator. Iu kam thënë të bëjmë një proces, ne propozojmë 4, ju zgjidhni 2 ose 1.
Dolët edhe thatë nuk pranojmë negociata me PS. E thatë ju, jo unë. Nuk donit negociata, hajde të votojmë. Nëse nuk shkojmë në votim të kërkesës, kërkesa bie. Edhe për transparencë, jepini fjalën kryetarit të Komisionit të Ligjeve se përgjegjësinë e mbajmë ndaj qytetarëve. Këta që kanë firmosuar nga 3-4 dihet halli i tyre. “, tha Balla.