Garon për kreun e SPAK, prokurori i posaçëm: Kam hetuar zyrtarë të lartë e persona me ndikim!

Shqipëria

Garon për kreun e SPAK, prokurori i posaçëm: Kam hetuar zyrtarë të lartë e persona me ndikim!

Më: 11 dhjetor 2025 Në ora: 14:24
Foto nga vendngjarja

Prokurori i Posaçëm, Klodian Braho, i cili garon përballë 3 kandidatëve të tjerë për kreun e SPAK, u shpreh se gjatë detyrës së tij ka hetur zyrtarë të lartë e persona me ndikim.

Klodian Braho theksoi se në çështjet që ka hetuar ka gjetur zgjidhjen e drejtë të çështjes, jo atë më të lehtë.

“Edhe pse”, deklaroi prokurori i posaçëm, “zgjidhja e drejtë në shumë raste krijon reagime të forta”.

“Kam ndjekur hetime dhe për zyrtarë të lartë, persona me ndikim në media e opinion publik. Edhe në këtë rast kam pasur të njëjtin parim e bindje, duke gjetur zgjidhjen e drejtë të çështjes, jo më të lehtën, edhe pse zgjidhja e drejtë në shumë raste krijon reagime të forta”, u shpreh prokurori Braho.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat