Sot afati i fundit i çështjes “Balluku” në Gjykatën Kushtetuese, gazetarja zbulon kur del vendimi

Shqipëria

Sot afati i fundit i çështjes “Balluku” në Gjykatën Kushtetuese, gazetarja zbulon kur del vendimi

Më: 12 dhjetor 2025 Në ora: 11:03
Belinda Balluku.

Gazetarja Enkeleda Mema, ka dhënë detaje për zhvillimin e seancës së kësaj të premteje në Gjykatën Kushtetuese mbi ankimin e qeverisë për pezullimin e kërkuar nga GJKKO mbi funksionin e zv/Kryeministres dhe njëkohësisht Ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Mema tha se sot është afati i fundit për të dhënë një vendim nëse do të duhet të shqyrtohet kërkesa e qeverisë apo jo në Kushtetuese. Nga ana tjetër, ajo dha detaje se Kryetarja e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese, Marsila Xhaferllari, ka thënë se njoftimi do bëhet publik në media.

Sipas gazetares, mbledhja e gjyqtarëve të Kushtetueses për çështjen Balluku do të zhvillohet pak pas orës 13:00. Pasi trupa gjyqësore të shqyrtojë çështjet që ka në rend dite, që janë tre, do të mblidhen për kërkesën e qeverisë për çështjen Balluku.

Në fakt kanë ardhur pjesa më e madhe e gjyqtarëve. E kemi pyetur se në cilën orë do të zhvillohet mbledhja e qeverisë për atë që tashmë njihet si ‘çështja Balluku’. Asnjë nga gjyqtarët nuk na ka dhënë një përgjigje. Vetëm Marsilda Xhaferllari tha se do të njoftohemi zyrtarisht me një komunikim për shtyp. Asnjë nga gjyqtarët nuk ka bërë me dije orën se kur do të mbahet seanca,” tha gazetarja Enkeleda Mema.

Qeveria kërkon të zgjidhet mosmarrëveshja e kompetencave e krijuar mes saj dhe GJKKO-së dhe shfuqizimin e vendimit për pezullimin nga detyra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat