Rama bën ndryshime në Qeveri, kush është zv/ministri që u largua nga detyra

Shqipëria

Rama bën ndryshime në Qeveri, kush është zv/ministri që u largua nga detyra

Më: 12 dhjetor 2025 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama ka firmosur një tjetër ndryshim në Qeveri.

BalkanWeb mëson se Rama ka shkarkuar zv/ministrin e Brendshëm, Julian Hodaj.

Po në Ministrinë e Brendshme, disa javë më parë u shkarkua një tjetër zv/ministër, Andi Mahila, pasi u kap duke pirë cigare në ambientet e mbyllura.

Shkarkimi i Mahilës ishte vendimi i parë i marrë nga ministrja e Brendshme, Albana Koçiu pas betimit të saj në këtë detyrë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat