Presidenti Begaj dekreton emërimin e Genti Shalës si gjyqtar të Gjykatës së Lartë

Shqipëria

Presidenti Begaj dekreton emërimin e Genti Shalës si gjyqtar të Gjykatës së Lartë

Më: 12 dhjetor 2025 Në ora: 18:40
Ilustrim

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e magjistratit Genti Shala si Gjyqtar i Gjykatës së Lartë.

Njoftimi:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

PRESIDENTI

D E K R E T

PËR  

EMËRIMIN E GJYQTARIT TË GJYKATËS SË LARTË

Në mbështetje të nenit 93, nenit 136, pikat 1 dhe 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nenit 48, pika 13 e ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”, bazuar në vendimin nr. 818, datë 4.12.2025 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë të kandidatit z. Genti Shala” për pozicionin e lirë në fushën e së drejtës penale, shpallur me vendimin nr. 178, datë 11.5.2022 të Këshillit të Lartë Gjyqësor,

D E K R E T O J:

Neni 1

Zoti Genti Shala emërohet Gjyqtar i Gjykatës së Lartë nga radhët e gjyqtarëve.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Dekret nr. 471

Tiranë, më 12.12.2025

PRESIDENT I REPUBLIKËS

BAJRAM BEGAJ

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat