Përmbytjet në vend/ Kuçana: Në Durrës mjafton që të bie 20 minuta shi dhe përmbytet i gjithi, indiferencë e plotë e institucioneve

Shqipëria

Përmbytjet në vend/ Kuçana: Në Durrës mjafton që të bie 20 minuta shi dhe përmbytet i gjithi, indiferencë e plotë e institucioneve

Më: 11 janar 2026 Në ora: 21:54
Ilirjana Kuçana

Anëtarja Këshillit Kombëtar PD, Ilirjana Kuçana e cila ka folur për situatën e përmbytjeve, specifikisht për gjendjen e rënduar në Durrës. Kuçana u shpreh se duhet të shkosh në terren të kuptosh me të vërtet dëmit e qytetarëve, qoftë financiar dhe psikologjik.

Ajo ka nënvizuar se nga institucionet është reflektuar një indiferencë ndaj dëmeve të shkaktuar nga reshjet.

Rrëshqitje dherash në Bashaj/ Vengu inspekton zonën: Punimet kanë arritur të hapin rreth gjysmën e rrugës ekzistuese

“Për hir të së vërtetës, siç e shihni dhe nga pamjet është një situatë e cila duhet të jesh pranë atyre qytetarëve për të kuptuar dëmin që është bërë qoftë material dhe qoftë psikologjik.

 Të shikosh gjithë investimin e jetës tënde poshtë rrënojave të ujit, kur indiferenca është totale nga institucionet, nga bashkia  dmth askush nuk përgjigjet.

Askush nuk shkon t’i trokasi te dera për t’i pyetur nëse janë mirë. Nëse kanë nëvojë për diçka. Mendoj se kjo është përtej politikës.

Pra, duhet të kalojmë në dimensionin njerëzor.

Edhe mendoj që politika që duhet të bësh, duhet të merresh me hallet e njerëzve.

Edeh fatkeqësisht bashkia e Durrësit e ka humbur prej vitesh. Unë dua të them që mbi 1 dekadë nuk është më prioritet qytetari. Besoj se do duhet të mbajë përgjegjësi dikush për pamjet që jepni ju.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat