Situatë e vështirë në Qarkun Korçë: Rrëshqitje dherash, bllokime rrugore dhe shërbime emergjente në terren

Shqipëria

Situatë e vështirë në Qarkun Korçë: Rrëshqitje dherash, bllokime rrugore dhe shërbime emergjente në terren

Më: 12 janar 2026 Në ora: 09:11
Korçë

Në Qarkun Korçë vijon situata e vështirë për shkak të rrëshqitjeve të dherave dhe kushteve të pafavorshme të motit.

Në Bashkinë Pogradec, disa familje u evakuan në fshatrat Cërravë dhe Dardhas, ndërsa rruga Trebinjë–Dunicë dhe rruga Zall–Torra mbeten të bllokuara. Njësitë administrative dhe specialistët e Shërbimit Gjeologjik po monitorojnë situatën dhe po hartojnë hapat e mëtejshëm të ndërhyrjes.

Në rrjetin rrugor, disa akse po pastrohen dhe kriposen pas reshjeve të borës, ndërsa qarkullimi në shumë zona kryhet normalisht me goma dimërore. Problem mbeten aluvionet në Lozhan dhe reshjet e vazhdueshme në Libonik–Rëmbec–Plasë.

Në sektorin e energjisë elektrike, disa fiderë ruralë vijojnë të jenë pjesërisht pa energji, por të gjitha zonat me rëndësi kritike janë funksionale. Ekipet operative të OSSHEE janë në terren për riparime dhe monitorim të situatës.

Autoritetet civile dhe strukturat emergjente po vijojnë monitorimin e plotë të qarkut për të garantuar sigurinë e banorëve dhe rifunksionalizimin e shpejtë të infrastrukturës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat