Procedura e zgjedhjes si Avokat i Popullit, PD çon në Kushtetuese Endrit Shabanin

Shqipëria

Procedura e zgjedhjes si Avokat i Popullit, PD çon në Kushtetuese Endrit Shabanin

Më: 12 janar 2026 Në ora: 12:48
Endrit Shabani

Partia Demokratike ka çuar në Gjykatën Kushtetuese procedurën e zgjedhjes së Endrit Shabanin si Avokat i Popullit.

Demokratët kanë kundërshtuar rrugën e ndjekur nga Kuvendi në fund të vitit të kaluar, duke akuzuar PS-në se ka shkelur ligjin dhe prishur traditën e zgjedhjes së një Avokati të Popullit nga radhët e opozitës.

Sipas PD-së, deputetët e opozitës i kishin tërhequr firmat për mbështetjen e Endri Shabanit përpara se ai të kalonte për votim në Parlament.

Ky, akt i cili nuk u pranua nga socialistët me argumentin se ishte bërë përtej afateve të parashikuara me ligj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat