Mbahet sot mbahet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për ish-presidentin Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli prej më shumë se një viti dhe Monika Kryemadhin.
Lajmi konfirmohet për Top Channel, nga gazetarja Anila Hoxha.
Në nisje të seancës shihet Monika Kryemadhi e cila futet në GJKKO duke buzëqeshur për mediat, por nuk u prononcua.
Ndërsa avokati i kreut të Partisë së Lirisë, Kujtim Cakrani u tha gazetarëve ‘shihemi pas seancës’.
Meta kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë, ndërsa mbrojtja e tij ligjore argumenton se ka përfunduar afati i paraburgimit.