Nisja e sesionit të ri parlamentar, zyrtarë të ambasadës së SHBA takime me krerët e grupeve parlamentare të PS dhe PD

Shqipëria

Nisja e sesionit të ri parlamentar, zyrtarë të ambasadës së SHBA takime me krerët e grupeve parlamentare të PS dhe PD

Më: 13 janar 2026 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

Teksa pritet të nisë sesioni i ri parlamentar, më 19 janar, zyrtarë të ambasadës amerikane në Tiranë, janë duke zhvilluar takime me krerët e grupeve parlamentare në kryesinë e Kuvendit. Takimi me kreun e grupit parlamentar të partisë socialiste Taulant Balla ka nisur në orën 12:00.

Ndërkohë që në orën 14:00 zyrtarët amerikanë kanë nisur takimin me kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

Diskutimet do të fokusohen tek bashkëpunimi dhe dialogu parlamentar, dhe tek përparimi me punën e dy komisioneve për reformën territoriale dhe zgjedhore.

Kujtojmë se sesioni i kaluar i Kuvendit u mbyll mes kaosit dhe tymyeseve teksa betohej Avokati i Ri i popullit Endri Shabani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat