35-vjetori i PD-së së Lezhës, Berisha: Jemi parti e moralshme, nuk mashtrojmë!

Shqipëria

35-vjetori i PD-së së Lezhës, Berisha: Jemi parti e moralshme, nuk mashtrojmë!

Më: 13 janar 2026 Në ora: 18:38
Kreu i PD, Sali Berisha në një takim me rastin e 35-vjetorit të themelimit të PD në Lezhë

Kreu i PD, Sali Berisha, nga qyteti i Lezhës, në një takim me rastin e 35-vjetorit të themelimit të PD, ka përmendur një nga momentet më të vështira të opozitës në historinë e saj, skemat piramidale, që pas dështimit të tyre shkaktuan revolta qytetare në vitin 1997.

Berisha tha se PD, mori përgjegjësitë për një gabim të bërë pa dashje, por sërish pranoi vullnetin e popullit që e ndëshkoi me votë, ndërkohë që shtoi se rivali i tij politik i kohës, Fatos Nano, u tha qytetarëve se do t’u kthejmë çdo qindarkë.

“Nuk pranuam që me ndërgjegje të kryenim veprime amorale, të merrnim paratë e atyre që nuk kishin vendosur asnjë qindarkë në skemat piramidale dhe t’ua jepnim atyre që i kishin humbur, jo, ne ndoqëm standarde morale, pavarësisht nga çmimi që mund të paguanim.

Dhe përsëri, shqiptarët e vlerësuan këtë.

Shqiptarët panë tek ne një forcë politike me moral.

Një forcë politike që e lëshoi karrigen, doli në gjyqin publik, mori përgjegjësitë, por mbeti e ndershme në moralin e saj.

Nuk mashtroi qytetarët.

Mos harroni, rivali im u tha qytetarëve do u rikthejmë çdo qindarkë”, tha Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat