Eno Bozdo kërkon transparencë: Qeveria përzgjedh kompanitë dhe implementon skemën, vjedh paratë dhe…

Shqipëria

Eno Bozdo kërkon transparencë: Qeveria përzgjedh kompanitë dhe implementon skemën, vjedh paratë dhe…

Më: 15 janar 2026 Në ora: 10:23
Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eno Bozdo

Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eno Bozdo, në një deklaratë për shtyp ka kërkuar që të bëhet transparencë sa i përket parkut Durana.

Ai e ka quajtur të gjithën një nga evazionet më të mëdha fiskale, ndërsa ka shtuar se është qeveria që ka implementuar skemën duke grabitur paratë e shqiptarëve dhe duke ua dorëzuar kompanive të përzgjedhura.

“Të bëhen publike emrat e kompanive të regjistruara në park, emrat e pronarëve dhe përjashtimet fiskale që janë përfituar.

Modeli dhe përputhshmëria me legjislacionin, informacione që do të ndikojnë në bërjen transparencë në këtë që po paraqitet para shqiptarëve si një nga evazionet më të mëdha fiskale, me konceptimin e bashkëpunimin e plotë të qeverisë shqiptare.
Vetë qeveria përzgjedh kompanitë dhe implementon skemën. Qeveria pra vjedh paratë dhe i çon në kompanitë e përzgjedhura.

Duarana është pikërisht skema që BE e ka luftuar prej kohësh”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat