E moshuara ndërroi jetë nga asfiksia, pasi banesa iu përfshi nga flakët, fqinjët: Jetonte e vetme! Prej muajsh e paralizuar nga këmbët

Shqipëria

E moshuara ndërroi jetë nga asfiksia, pasi banesa iu përfshi nga flakët, fqinjët: Jetonte e vetme! Prej muajsh e paralizuar nga këmbët

Më: 15 janar 2026 Në ora: 10:34
Fqinja

Fqinjët e 70-vjeçares e cila ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë pasi banesa e saj u përfshi nga flakët, kanë rrëfyer për News24 se e moshuara jetonte vetëm.

Sipas tyre Fluturie Potka kishte një vajza dhe një djalë, ndërsa nuk kishte pranuar të jetonte me to edhe pse prej disa muajsh ishte e paralizuar nga këmbët.

“Nuk kishte ndihma. Nuk pranonte të ikte të jetonte me djalin. Kishte disa muaj që ishte e paralizuar nga këmbët”, kanë deklaruar ata.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 15.01.2026, rreth orës 09.10, në lagjen nr. 13, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases F. P., rreth 73 vjeçe, e cila si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë.

Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit dhe për të bërë dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat