Të dënuar nga Gjykata për vepra të ndryshme penale, vihen në pranga 3 shtetas

Shqipëria

Të dënuar nga Gjykata për vepra të ndryshme penale, vihen në pranga 3 shtetas

Më: 15 janar 2026 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

Policia e Tiranës arrestoi 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Catch 3” u vu në pranga shtetasi K. B., 37 vjeç, të cilin Gjykata e ka dënuar me 2 vite burgim, për veprën penale “Vjedhja”. Nga dënimi atij i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 3 muaj burgim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin S. B., 53 vjeç, të cilin Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin L. H., 47 vjeç, të cilin Gjykata  e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat