Shpërndante kanabis në Fier dhe Patos, arrestohet 49-vjeçari

Shqipëria

Shpërndante kanabis në Fier dhe Patos, arrestohet 49-vjeçari

Më: 19 janar 2026 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia e Fier për shpërndarje të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan doza/sasi kanabisi.

49-vjeçar banues në Patos, u kap në flagrancë me doza kanabisi, në një lokal në Patos.

Lënda narkotike që posedonte ky shtetas dhe celulari i tij u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat