Bordi i Paqes, Avenir Peka: Rama atë që do e japë, do e ofrojë si Shqipëri!

Shqipëria

Bordi i Paqes, Avenir Peka: Rama atë që do e japë, do e ofrojë si Shqipëri!

Më: 19 janar 2026 Në ora: 21:52
Ish-zv.ministri i Brendshëm Avenir Peka

Ish-zv.ministri i Brendshëm Avenir Peka, foli mbrëmjen e sotme në Studio24 mbi letrën e presidentit Donald Trump drejtuar Ramës për të qenë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën.

Peka e cilëson si diçka pozitive që Shqipëria të jetë pjesë e kësaj tryeze, pasi jemi një vend pro amerikan, por që kemi dhe marrëdhënie të mira me vendet e rajonit në Lindjen e Mesme, si dhe me Autoritetin Palestinez dhe Izraelin.

Por nga ana tjetër, Peka nënvizon se për të qenë pjesë e Bordit të Paqes, duhet të japësh diçka. Mbetet për t’u parë se çfarë ka Rama për të ofruar bordit si Shqipëri.

Avenir Peka: Plani i paqes që solli armëpushimin, u miratua në OKB me abstenimin e Kinës dhe Rusisë. Në planin e paqes bëhet fjalë për krijimin e një organizate për rindërtimin e Gazës. Bëhet fjalë për 4 shtresëzime, e para bordi i paqes, e dyta bordi ekzekutiv ku bëjnë pjesë personalitete në SHBA dhe jashtë si Tony Blair. Është drejtori i BB, se përcaktohet që do jetë financuese e rindërtimit. Pas kësaj është komiteti kombëtar i ekspertëve palestinezë.

Elementi 4 forca ndërkombëtare e stabilizimi që do marrë përsipër çarmatimin. Dhe për rendin dhe sigurinë. Presidenti Trump mbi autoritetin si kryetar i bordit dhe i jep të drejtë të ftojë kë gjykon të arsyeshëm, pjesa më e madhe janë aleatë dhe pjesa tjetër që kërkon t’i joshë. A është Shqipëria vendi që duhet të marrë pjesë? Për mua po. Jemi vend anëtar i NATO, politika jonë e jashtme ka patur afrimin me politikën e SHBA. Vlen të përmendet si ka votuar Shqipëria në OKB, në 30 vite. Element tjetër pozicioni i Shqipërisë në Lindjen e Mesme. Jemi vend i konferencës islamike. Elementi tjetër se Shqipëria ka marrëdhënie të mira me të dyja palët. Vendi i parë që ka njohur autoritetin e Palestinës në 1988.

Kemi marrëdhënie shumë të mira me Izraelin. Edhe vende të tjera të rajonit janë vende që Shqipëria ka marrëdhënie shumë të mira. Këto janë aksionerët. Nuk ka asgjë të keqe që Shqipëria të marrë pjesë. Kush janë synimet e presidentit amerikane dhe synimet e Ramës. Ramën do e quaja xhepist diplomatik. Në momentin që me datë 20 pala amerikane do këmbëngulë të nënshkruhet anëtarësia. Të bëhesh pjesë e kësaj tavoline duhet të kesh çfarë të ofrosh. Rama atë që do ofrojë do e ofrojë si Shqipëri. Kakofonia e asaj që u ftua si person, individ. Individët nuk janë te bordi i paqes, por te bordi ekzekutiv.

Pashë deklaratën e kryeministrit dje dhe deklaratën e ministres sot. Nuk më ngjan se janë të lumtur.

Jo pa qëllim SHBA nuk ka publikuar listën e vendeve që ka ftuar. Rama bëri sjellje katastrofale. Qasja do ishte krejt e ndryshëm për të dalë te përfitimet e veta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat