Aksident i rëndë në aksin Fier-Seman/ Automjeti del nga rruga, dhe përfundon në kanal

Shqipëria

Aksident i rëndë në aksin Fier-Seman/ Automjeti del nga rruga, dhe përfundon në kanal

Më: 21 janar 2026 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier-Seman, në vendin e quajtur Fermë-Çlirim.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet tip “ Opel” ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, pasi drejtuesi ka devijuar lëvizjen në tentativë për të shmangur përplasjen me një tjetër automjet.

Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Ndërkohë një mjet karrotrec ka tërhequr nga vendngjarja automjetin e dëmtuar për të shmangur edhe trafikun e krijuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat