Kultivoi 136 bimë narkotike, kapet 39-vjeçari në Krujë

Shqipëria

Kultivoi 136 bimë narkotike, kapet 39-vjeçari në Krujë

Më: 6 shkurt 2026 Në ora: 10:51
Foto ilustrim

Krujë/Kultivoi 136 bimë narkotike, në fshatin Ranxë, kapet 39-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, të kryera me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar për vepra penale të ndryshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë vunë në pranga autorin e dyshuar të një rasti kultivimi, shtetasin A. H., 39 vjeç.

Gjykata i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ky shtetas dyshohet se në muajin maj të vitit të shkuar, ka kultivuar 136 bimë narkotike, në fshatin Ranxë, Fushë Krujë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat