Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pritet të udhëtojë pasditen e së hënës, më 9 shkurt, drejt Brukselit, ku do të marrë pjesë në një darkë pune me Presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa.
Sipas burimeve, në agjendën e kryeministrit për ditët 9–10 shkurt nuk përjashtohet mundësia e një takimi edhe me Drejtorin për Negociatat në Komisionin Europian, Gert Jan Koopman.
Vizita e shkurtër e Edi Ramës në Bruksel lidhet kryesisht me procesin e negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Takimet vijnë në një moment kyç për Shqipërinë, ndërsa vendi vijon përgatitjet për hapjen e kapitujve të negociatave me Bashkimin Europian.