Pedagogu Ervin Goci: Balluku është kapur me kthetra në vjedhje, PS e trajton si çështje kushtetuese

Shqipëria

Pedagogu Ervin Goci: Balluku është kapur me kthetra në vjedhje, PS e trajton si çështje kushtetuese

Më: 12 shkurt 2026 Në ora: 22:38
Pedagogu Ervin Goci

Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur te akuzat e SPAK ndaj Belinda Ballukut, e pezulluar nga detyra si zëvendëskryeministre, për të cilën Prokuroria e Posaçme ka kërkuar arrestimin.

Goci u shpreh kritik ndaj funksionimit të Parlamentit, duke theksuar se, sipas tij, institucioni ka pësuar një degradim të thellë.

“Parlamenti ka degraduar tërësisht si institucion, nuk do t’ia dijë njeri. Dalin si kalorësit në Perëndimin e Egër dhe nuk pyesin për gjë”, deklaroi ai.

Duke folur për çështjen e Ballukut, Goci tha se debati publik është deformuar nga mazhoranca, e cila, sipas tij, po e trajton rastin si një çështje kushtetuese, ndërkohë që në thelb bëhet fjalë për akuza që lidhen me shpërdorim fondesh.

“Në rastin e Ballukut është deformuar axhenda. Ajo është kapur me kthetra në vjedhje, ndërsa në PS trajtohet sikur është çështje kushtetuese. Rama e shkarkon në sekondë atë. Ajo është njeriu më i mbrojtur sot”, u shpreh Goci.

Ai theksoi gjithashtu se kërkesa për arrestim nuk përbën një vendim përfundimtar, pasi i takon gjykatës të shprehet mbi të, duke nënvizuar rëndësinë e ndarjes së pushteteve.

“Nuk e ka vendosur prokurori arrestimin, e vendos gjykata. Prokurori bën detyrën e vet, ai mbron paratë e shtetit dhe shtetin. Prokurori është ligji. Kur sheh që po vidhet, thotë ‘stop’. I ka hequr firmën Ballukut, nuk ka bërë gjë tjetër”, tha Goci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat