Drejtonte automjetin në efektin e drogës, kapet 25-vjeçari në Shkodër, mbante kokainë në makinë

Shqipëria

Drejtonte automjetin në efektin e drogës, kapet 25-vjeçari në Shkodër, mbante kokainë në makinë

Më: 13 shkurt 2026 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, kanë kryer disa kontrolle nga ku kanë ndaluar një automjet me drejtues një 25-vjeçar. Nga kontrolli i kryer dyshohet se 25-vjeçari ishte nën efektin e lëndëve narkotike.

25-vjeçarit gjithashtu i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, dhe si rrjedhojë drejtuesit i mjetit është vënë në pranga.

Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat