Plagosja në Kamëz! I lënduari dërgohet në spital, policia del me njoftim zyrtar

Shqipëria

Plagosja në Kamëz! I lënduari dërgohet në spital, policia del me njoftim zyrtar

Më: 14 shkurt 2026 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Një plagosje raportohet të ketë ndodhur në Kamëz, ku një person ka mbetur i plagosur. Sipas informacionit fillestar, spitali i Traumës është njoftuar për rastin e ndodhur megjithatë, mësohet se i plagosuri ka shkuar në një spital privat për trajtim mjekësor.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Rreth orës 13:40, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi J. M., rreth 30 vjeç, i dëmtuar në dorë, jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Trekatshet” Kamëz.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat