Konflikt në Fier/ Qytetari i përplas derën në fytyrë, dy venezuelianet thërrasin policinë

Shqipëria

Konflikt në Fier/ Qytetari i përplas derën në fytyrë, dy venezuelianet thërrasin policinë

Më: 14 shkurt 2026 Në ora: 21:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një sherr ka ndodhur pasditen e sotme mes dy shtetase venezueliane dhe një qytetari nga Fieri.

Gjatë konfliktit, ky i fundit i ka përplasur derën në fytyrë njërës prej tyre.

Konkretisht, ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Konferenca e Pezës’ ndërkohë që paraprakisht mësohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

Gjithashtu, venezuelianet kanë kërkuar ndihmën e policisë e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur sqarimin e ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat