"0900, këtë numër e kam për ty"/ Taulant Balla ofendon rëndë deputeten Albana Vokshi, opozita bllokon foltoren

Shqipëria

"0900, këtë numër e kam për ty"/ Taulant Balla ofendon rëndë deputeten Albana Vokshi, opozita bllokon foltoren

Më: 5 mars 2026 Në ora: 19:36
Kuvendi i Shqipërisë

Teksa Taulant Balla ka qenë duke folur për të drejtën e vetos në foltoren e Kuvendit, deputetët e opozitës kanë 'hedhur' fjalët e tyre duke krijuar tensione midis kreut të grupit parlamentar të PS dhe demokratëve.

"Por thamë t’ju pyesim juve njëherë. Por s’kishim kohë. Realisht nuk kishim një numër telefoni tuajin, t’ju merrnim në telefon dhe t’ju pyesnim si mendoni."- replikoi Balla nga foltorja. 

Një koment i rëndë ka përshkallëzuar seancën në Kuvend teksa ky i fundit ka ironizuar deputeten demokrate Albana Vokshi. 

"0900, se për ty kam këtë numrin për ty Albana.”- shtoi ai. 

Menjëherë, deputetët e opozitës janë revoltuar dhe janë 'vërsulur' drejt foltores. 

Kjo situatë çoi në ndërprerjen e seancës.

FJALA E TAULANT BALLËS:

“Kryeministri Rama e ka pranuar vetë, ne pranojmë të hyjmë dhe pa të drejtë vetoje. Nuk e duam veton.

Por thamë t’ju pyesim juve njëherë.

Por s’kishim kohë.

Realisht nuk kishim një numër telefoni tuajin, t’ju merrnim në telefon dhe t’ju pyesnim si mendoni.

0900, se për ty kam këtë numrin për ty Albana.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat