“Riformatimi i qeverisë, klonim i Lubi Ballukut” – Berisha: Ministrat e rinj kanë firmat e tyre në aferat më të mëdha korruptive

Shqipëria

“Riformatimi i qeverisë, klonim i Lubi Ballukut” – Berisha: Ministrat e rinj kanë firmat e tyre në aferat më të mëdha korruptive

Më: 6 mars 2026 Në ora: 12:49
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi ministrat e rinj, që u betuan sot në Kuvend, se janë të përfshirë në aferat korruptive.

Ai e cilësoi riformatimin e qeverisë nga kryeministri Rama si “klonim të Ballukut”.

“Sot në presidencë u zhvillua ceremonia më qesharake, më komike, më banale e 35 viteve të fundit. Riformatimi i qeverisë me klonimin, të klonuar nga Lubi Balluku shënon krimin permanent në vazhdim, shënon përpjekjen për t’u trashëguar nëpërmjet krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve të gjithë të emëruarit pa përjashtim janë të lidhur me 1 mijë fije me korrupsionin më të lartë qeveritar.

Kanë firmat e tyre në aferat e mëdha korruptive të vendit në infrastrukturë, energji e fusha të tjera. Sot më shumë se kurrë, Bajrami i presidencës u bë hajram i presidencës me firmat që vendosi, me mungesën total të guximit për të hedhur poshtë propozimet, ai u bë pjesë e një krimi të vazhdueshëm. Ndaj edhe ky akt, e bën të domosdoshëm largimin e menjëhershëm të Ramës nga pushteti. Dorëheqjen e tij.

Të heqë dorë nga çdo manovër për të zgjatur ditët e tij në pushtetin e krimit, asgjë nuk e shpëton atë. Koha e diktatorëve po perëndon në nivel global. Shqiptarët do t’i japin përgjigjen e merituar. Me asgjë Edi Rama nuk mundet të shpëtojë krimeve të rënda që ka kryer, grushteve të shtetit që tentoi të realizojë, mburojës ligjore që kërkon t’i vendosë vetes për të dalë jashtë përgjegjësisë para ligjit, përpjekjes së tij ër të shpallur vjedhjen legjitime për qeveritarët. Të gjitha këto janë ftesë për shqiptarët, kryengritja e tyre paqësore është shpresa e fundit.”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat