Berisha mes demokratëve në Elbasan: Kremtojmë Ditën e Verës në kushte të pazakonta

Shqipëria

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Kremtojmë Ditën e Verës në kushte të pazakonta

Më: 14 mars 2026 Në ora: 10:59
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot para demokratëve në Elbasan se kryeministri Edi Rama iu mbylli dyert shqiptarëve për në BE.

Ai tha se java që sapo lamë pas i vuri vulën de-facto thyerjes së ëndrrës europiane.

Shpreh mirënjohje ndaj jush për mbështetjen që keni dhënë dhe i jepni PD dhe opozitës. Ne e kremtojmë këtë ditë në kushte më të pazakonta se gjithë të tjerat. Java para kësaj dite shënoi de-facto thyerje të ëndrrës tonë evropiane, të integrimit tonë drejt BE. Këta që sot janë në pushtet, ky për interesa të veta mbyll dyert dhe k nisur betejën me armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm.

Por kjo është dita e ripërtëritjes. Ecim të sigurt. Ditën tjetër të verës do ta bëjmë shumë më mirë, do t’i kemi dyert e ëndrrës sonë europiane. Ju uroj suksese dhe festë paçi gjithmonë.”, tha Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat