Qëlloi me armë zjarri në ajër dhe kanosi një person/ Sarandë, arrestohet autori i dyshuar

Shqipëria

Qëlloi me armë zjarri në ajër dhe kanosi një person/ Sarandë, arrestohet autori i dyshuar

Më: 14 mars 2026 Në ora: 19:12
Foto ilustrim

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në hyrje të qytetit të Sarandës.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një person ka qëlluar në ajër dhe më pas ka kanosur një person duke i vendosur armën në kokë.

Pas ngjarjes, autori u largua me një automjet tip Audi Q7 drejt Borshit.

Burime ende të pakonfirmuara zyrtarisht bëjnë me dije se është arritur të kapet nga policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat