PS rrëzoi kërkesën e SPAK/ Rama: Çështje e mbyllur. Njerëzit nuk mund të përdoren si mjete në luftën kundër korrupsionit

Shqipëria

PS rrëzoi kërkesën e SPAK/ Rama: Çështje e mbyllur. Njerëzit nuk mund të përdoren si mjete në luftën kundër korrupsionit

Më: 15 mars 2026 Në ora: 10:15
Edi Rama

Në podcastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama foli për çështjen e Ballukut.

“Çështja e deputetes Belinda Balluku, sipas meje, nesh, është një çështje e mbyllur. Kuvendi u shpreh pasi e trajtoi me kujdes. Nuk e autorizoi kërkesën me vlerësimin se kërkesa është në vazhdën e një kuturisje që s’mund të vazhdojë pafundësisht ku njerëzor trajtohet si të ishin mjete në luftën kundër korrupsionin

E kthyen Shqipërinë ne delen e zezë, si vendin me më shumë të paraburgosur. 58% e popullatës sot në burgje, nuk janë gjykuar por janë në burg dhe jetojnë me taksat e shqiptarëve në vend që të jetojnë me punën e tyre jashtë dhe të ndiqen në gjendjen e lirë.

Liria e deputetit s’mund të kufizohet me teorinë që prokurori dhe gjykatësi janë të pavarur dhe bëjnë çfarë të duan.”, tha Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat