Nadire Meçorapaj triumfon në zgjedhjet e degës së PD-së në Vlorë

Shqipëria

Nadire Meçorapaj triumfon në zgjedhjet e degës së PD-së në Vlorë

Më: 15 mars 2026 Në ora: 19:17
Nadire Meçorapaj

Procesi i zgjedhjeve për kryetarin e degës së Partisë Demokratike në Vlorë është mbyllur me fitoren e Nadire Meçorapaj.

Sipas rezultateve përfundimtare, Nadire Mecorapaj ka marrë 496 vota, duke lënë pas kandidaten tjetër, Darling Banushaj, e cila ka siguruar 106 vota.

Në proces janë numëruar edhe 13 vota të pavlefshme.

Me këtë rezultat, Nadire Mecorapaj shpallet zyrtarisht kryetare e re e degës së Partisë Demokratike në Vlorë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat