Ardit Çylybyli do të jetë kryetari i ri i Partisë Demokratike në Shkodër. Ai ka fituar garën përballë kandidatit tjetër, Gentian Ibro, në zgjedhjet e zhvilluara mes anëtarësisë së kësaj dege.
Sipas rezultateve të numërimit, në votim morën pjesë 1781 anëtarë. Ardit Çylybyli arriti të sigurojë 1083 vota, ndërsa Gent Ibro mori rreth 678 vota. Diferenca mes dy kandidatëve ishte afro 396 vota, ndërkohë që 11 vota rezultuan të pavlefshme.
Në përfundim të procesit zgjedhor, dy kandidatët shtrënguan duart me njëri-tjetrin, duke dhënë një mesazh bashkimi dhe bashkëpunimi për vijimin e punës brenda Partisë Demokratike.
Pas shpalljes së rezultatit, kryetari i sapozgjedhur falënderoi anëtarësinë për pjesëmarrjen në votim dhe vlerësoi garën si një proces që i shërben forcimit të partisë.
“Pikë së pari falënderoj të gjithë anëtarët që morën pjesë në votimin e sotëm, që i dhanë ditës së sotme një motiv më shumë për Partinë Demokratike. Falënderoj edhe kandidatin që kisha përballë, i cili është një mik i imi. Punën nga nesër e mbrapa do ta bëjmë të gjithë bashkë. Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, u shpreh Çylybyli për mediat pas fitores.