PD mbledh sot Kryesinë! Nga protesta, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në Statut, temat që pritet të diskutohen

Shqipëria

PD mbledh sot Kryesinë! Nga protesta, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në Statut, temat që pritet të diskutohen

Më: 16 mars 2026 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Partia Demokratike mbledh sot Kryesinë e Partisë, ku do të merren vendime me rëndësi për këtë force politike.

Sipas burimeve për News24, mbledhja do të nisë në orën 12:00, dhe ku do të fillojë me diskutime për protestën e datës 22 mars.

Kjo proteste vjen pas aktit te socialisteve për të mos lejuar SPAK-un, për të arrestuar deputeten Belinda Balluku.

Ndërsa një tjetër pikë e rendit të ditës, është edhe miratimi i datës se kur do të zhvillohet Kuvendi Kombëtar i PD-së, ku do të zhvillohen edhe zgjedhjet për kryetar, e gjithashtu edhe për pozicionet e tjera të rëndësishme të partisë.

Po ashtu pika e fundit e rendit të ditës së kryesisë së PD-së, do të jetë edhe ngritja e një grupi pune, i cili do të shërbejë për të miratuar ndryshime statutore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat