Gjekmarkaj vizitë zyrtare në Suedi: Shqetësimet për zgjedhjet dhe drejtësinë në fokus të takimeve me parlamentarët suedezë

Shqipëria

Gjekmarkaj vizitë zyrtare në Suedi: Shqetësimet për zgjedhjet dhe drejtësinë në fokus të takimeve me parlamentarët suedezë

Më: 14 prill 2026 Në ora: 16:56
Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarka

Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka nisur një vizitë zyrtare 3-ditore në Suedi, ku ka zhvilluar takime me përfaqësues të lartë të parlamentit suedez.

Gjatë ditës së parë, Gjekmarkaj u takua me Nënkryetarin e Parë të Parlamentit suedez, Kenneth G. Forslund, si dhe me Kryetarin e Komisionit për Punët e Jashtme, Aron Emilsson, dhe Nënkryetaren e Komisionit për Bashkimin Evropian, Matilda Ernkrans.

Gjekmarkaj bëri me dije se gjatë takimeve janë diskutuar edhe sfidat kryesore të demokracisë në Shqipëri, duke përmendur legjitimitetin e zgjedhjeve, pavarësinë e drejtësisë dhe funksionimin e institucioneve. Ai ngriti gjithashtu shqetësime për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, duke përmendur presione ndaj sistemit të drejtësisë dhe, sipas tij, cenim të të drejtave të opozitës.

Sipas deputetit demokrat, këto çështje janë pritur me mirëkuptim nga pala suedeze, e cila ka shprehur gatishmëri për të mbështetur Shqipërinë në përballimin e sfidave dhe në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat