Garda e Republikës në Shqipëri, Kuvendi shtyn projektligjin me kërkesë të Ballës

Shqipëria

Garda e Republikës në Shqipëri, Kuvendi shtyn projektligjin me kërkesë të Ballës

Më: 16 prill 2026 Në ora: 10:58
Taulant Balla

Kuvendi i Shqipërisë ka shtyrë për seancën tjetër projektligjin për Gardën e Republikës me kërkesë te kreut të grupit të PS-së, Taulant Balla.

Propozimi i Ballës për ndryshimin e rendit të ditës u miratua me 71 vota pro nga mazhoranca socialiste, raporton A2CNN.

Në fjalën e mbajtur në Kuvend Balla tha: “Garda e Republikës i shërben autoriteteve të shtetit, pavarësisht nëse je sot në qeveri apo në opozitë.

Z.Kryetar i Kuvendit i qëndroj propozimit tim, për shkak se kemi shumë çështje të tjera, kjo çështje të kalojë për shqyrtim në seancën e datës 23”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat