E akuzoi se nxorri nga burgu Mario Çelën, Taulant Balla padit për shpifje në GJKKO Sali Berishën

Shqipëria

E akuzoi se nxorri nga burgu Mario Çelën, Taulant Balla padit për shpifje në GJKKO Sali Berishën

Më: 16 prill 2026 Në ora: 15:36
Taulant Balla dhe Sali Berisha

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka paditur për shpifje në GJKKO kreun e PD-së, Sali Berisha, pasi e akuzoi se ka nxjerrë nga burgu Mario Çelën, vëllain e Suel Çelës.

Balla pretendon se Berisha ka kryer veprën penale “Shpifje e kryer botërisht” dhe “Fyerje”, dhe çështja është regjistruar në Gjykatën e Posaçme.

Kryedemokrati publikoi një ditë më parë një mesazh të marrë sipas tij nga qytetari dixhital, në të cilin theksohej se “Balla ka nxjerrë nga burgu i Peqinit vrasësin e rrezikshëm Mario Çela dhe e ka dërguar në një dhomë urgjence në spitalin e Elbasanit”.

Reagimi i Berishës:

Taulant Bego Jaris nxjerr nga burgu i Peqinit Mario Çelën!

Të dashur miq, Taulant Balla ka nxjerrë dje nga burgu i Peqinit vrasësin e rrezikshëm Mario Çela dhe e ka dërguar në një dhomë urgjence në spitalin e Elbasanit.

Sqaroj publikun se Mario Çela ndër të tjera është personi me të cilin Taulant Balla është i regjistruar në bisedë telefonike për angazhimin e kartelit të drogës Çelaj të Elbasanit përkundrejt arrestimit nga policia të bandës rivale të kartelit Çelaj gjë që ndodhi në përputhje me marrëveshjen.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital dhe transkriptin e bisedës së Taos me Mario Çelën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat